Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin brgdetar të Vlorës.
Një vajzë e moshës 5 -vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht pasi ka rënë nga një lartësi e madhe. Policia njofton se e mitura ka rënë nga ballkoni i katit të 12¬të dhe ka ndërruar jeë menjëherë. Pritet të mësohen të tjera detaje në vijim.
NJOFTIMI I POLICISE:
Rreth orës 09:45, në lagjen “29 Nëntori”, një fëmijë i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V.J. Dyshohet se ka rënë nga kati i 12¬të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.