Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë, nuk ka kaluar pa u komentuar dhe nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një statusi në “Twitter”, Manjani ka hedhur kunja në drejtim të policisë.
“Policët dhe armët duhen për të mbrojtur jetën, pronën dhe paratë e njerëzve. Nëse nuk përdoren për këto, për çfarë tjetër?! Për politikë?!”, – shkruan Manjani.