Është kthyer në virale, pamja e aktorit të madh Robert Ndrenika që është ulur në një karrige në një prej korridoreve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza duke pritur shërbimin nga mjekët e infermieret.
Aktori i madh vuan prej kohësh nga një sëmundje dhe mjekimi i tij bëhet në spital, por kjo pamje e bërë publike në rrjetet sociale të lë pa fjalë dhe tregon të vërtetën e “mjekësisë falas” të Edi Ramës e Ilir Beqajt.
I madhi i skenës shqiptare nuk mundi të ishte as në shfaqjen e parashikuar për shkak të problemeve shëndetësore dhe kjo foto e tregon më së miri se si i përdor politika dhe shteti njerëzit vetëm për show.