Një person ka kërcënuar se do të sulmojë me raketa godinën e qeverisë në Shkup të Maqedonisë.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri me dije se pasditen e së premtes, në orën 17.40 një person në gjendje dukshëm të dehur ka telefonuar në polici dhe ka thënë se “për 16 minuta dy raketa do të gjuhen ndaj ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë për ta shkatërruar”.
Më tej policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, duke e identifikuar dhe vënë në pranga, raporton “INA”.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka rezultuar i dehur dhe ka thënë se ka dashur të tërheqë vëmendjen, pasi nuk është i kënaqur me mënyrën se si funksionon shteti.