Apel urgjent për mediat dhe gazetarët

NGA ALTIN GOXHAJ
Një apel urgjent dhe shumë i rëndësishëm! Ju lutem shpërndajeni dhe dërgojani personalisht çdo gazetari dhe punonjësi të medias!

MIQ GAZETARË DHE PUNONJËS TË MEDIAS: “MOS U BËNI TRADHËTORË, SE PASDAJ DO TË PENDOHI”! STOP FUSHATËS SË EGËR ANTITRUMP!

Rezistoni, kundërshtoni, sabotoni çdo urdhër të shefave tuaj të kapur apo dhe prodhuar përgjatë 25 vjetëve nga vetë Oligarkia Sorosjane. Mbrapa kësaj fushate fshihet urdhëri i George Soros i zbatuar nga Edi Rama, Endri Fuga dhe Remzi Lani (kryetar i Fondacionit Soros).

Një apel zyrtar gjithë gazetarëve dhe punonjësve të medias të Shqipërisë nga Levizja AntiSorosjane:
Fushata e tërbuar e përditshme AntiTrump në çdo television dhe në çdo gazetë të kapur nga Soros, është një akt i pastër tradhëtie kombëtare i ideuar, i drejtuar dhe i sponsorizuar nga Oligarkia Sorosjane nëpërmjet fijeve të vjetra dhe të reja të Fondacionit Soros dhe segmenteve të caktuara të Ambasadës Amerikane të kapura nga influenca Soros. E gjitha kjo fushatë gëzon një mbështetje të plotë logjistike dhe lobimi ndërkombëtar për përcjelljen e kësaj fushate si nga rrjeti soros në SHBA ashtu edhe nga Qeveria Serbe e mikut të Ramës Vuçiç në mediat dhe politikën amerikane.

Nëpërmjet financimeve të dikurshme apo të freskëta, favoreve dhe deri shantazheve një fushatë e egër denigrimi me lajme të rreme apo të manipuluara, të përzgjedhura apo të copëzuara jashtë kontekstit, në kushtet e errësirës së plotë televizive sorosjane po kërkohet të helmohet opinion publik me virusin e armiqësisë dhe pakënaqësisë ndaj Presidentit Donald Trump dhe vetë Shteteve të Bashkuara të epokës Trump. Kjo po përcillet underground në çdo formë në Washington si një perceptim dhe qëndrim armiqësor i gjithë shqiptarëve ndaj Presidentit Trump.

Madje aktualisht Fondacioni Soros po sponsorizon «Ekspertë Ndërkombëtarë» të gjeopolitikës (të përzgjedhur sipas kritereve sorosjane njësoj si në Reformën në Drejtësi) për të na dhënë argumenta «profesionalë» se Trump qenkërka armiqësor ndaj shqiptarëve dhe miqësorë ndaj serbvëve!

Kjo ndodhi për muaj të tërë përgjatë fushatës presidenciale amerikane dhe e ringjallur egër pas betimit të Presidentit Donald J. Trump! Helmi sorosjan antiTrump drejtohej nga George Soros dhe koordinohet nga një kupolë prej 3 krerëve mediatik të Soros: Edi Rama, Endri Fuga dhe ish-spiuni i Sigurimit të Shtetit Remzi Lani (Kryetar i Fondacionit Soros). Përballë ata kishin kundërreagimin e Lëvizjes Antisorosjane, 4 gazetave jashtë kapjes sorosjane, dhe një rrjeti portalesh online të identifikuara si grupimi i portaleve antisoros.

Për këtë qëllim Levizja AntiSorosjane ka publikuar 2 raporte në 6 Nëntor 2016 dhe në 10 Nëntor 2016 ku përshkruan gjithë mekanizmin sorosjan të manipulimit dhe helmimit të opinionit publik me “fake news” dhe “fake analiza” AntiTrump për të krijuar perceptimin e rremë sikur vota e shqiptaro-amerikanëve ishte antiTrump ndërkohë që realiteti ishte krejt tjetër dhe votat ishin krejtësisht proporcionale të ndara barabar midis dy kandidatëve presidencialë amerikanë.

Prej 20 Janarit 2017, një fushatë e egër AntiTrump është ringritur në përmasa ekstreme në 10 ekranet kryesore televizive të cilat siç dihet janë nën kontrollin e plotë të Oligarkisë Sorosjane në një shoqëri ku televizioni mbulon ekskluzivisht informimin e 2/3 të popullsisë. Kjo përcillet akoma edhe më egër nga portalet e kapura nga segmentet e Oligarkisë Sorosjane në pushtet madje edhe nga Kolona e Pestë e Soros në PD.

Oligarkia Sorosjane po përdor pa limit çdo burim dhe çdo asset lokal dhe ndërkombëtar (madje edhe segmente të caktuara të administratës amerikane të periudhës së Obamës në Ambasadën Amerikane në Tiranë) për të provokuar me çdo çmim antipatinë dhe deri armiqësinë e Presidencës së SHBA ndaj shqiptarëve në Rajon.

Oligarkia Sorosjane në pushtet e cila prej një investimi të përvitshëm 25 vjeçar arriti të kapë politikën, ligjvënien dhe qeverisjen qëndrore dhe lokale, të ashtuquajturën shoqëri civile (në fakt rrënojë sorosjane prej mbi një dekade), televizionet dhe segmente të tjera opinionformuese, pjesërisht apo plotësisht hierarkitë e universiteteve private dhe publike, stafet shqiptare të përfaqësive të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja, me fitoren e Trump sot rrezikon gjithshka përfaqëson dhe disponon dhe ndaj është mobilizuar me çdo mjet dhe çmim për të sponsorizuar provokimin e armiqësisë së Presidentit Trump ndaj shqiptarëve sidomos në raportet Serbi-Kosovë.
MIQ! KY ANTIAMERIKANIZËM ANTITRUMP ËSHTË AKT TRADHËTIE KOMBËTARE!

Ndaj ky është një apel patriotik, i ndërgjegjes kombëtare në një moment deçiziv për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare:
Miq Gazetarë dhe punonjës teknik të medias nga kameramanët dhe teknika e transmetimit e deri te IT apo redaktorët gjuhësor! Refuzoni, rezistoni, sabotoni, bojkotoni deri në greva kolektive apo dorëheqje kolektive çdo urdhër për tu bërë instrument dhe bashkëfajtorë të TRADHËTISË KOMBËTARE e cila synon që t’i biem ne sy me cdo kusht Presidentit Trump dhe stafit të tij si popull armiqësor ndaj tij diku në periferi ku komshinjtë e tyre serbët gjoja qenkërkan shumë miqësorë dhe pozitiv ndaj tij!

Sepse vetëm një shpërndarje e fajit dhe armiqësisë AntiTrump nga Oligarkia Sorosjane te i gjithë populli shqiptar në Shqipëri, Kosovë e më gjerë do të shpëtonte këtë Oligarki, me në krye Edi Ramën dhe Erion Velinë nga fundi i tyre i sigurtë politik, pasuror dhe penal.

Provokimi i përditshëm i sponsorizuar sorosjan me çdo mjet dhe çmim i armiqësisë së Presidencës Trump ndaj shqiptarëve do të sillte pasoja të pallogaritshme për çështjen dhe interesat kombëtare të Shqiptarëve në rajon dhe më gjerë. Vetëm kështu Oligarkia Sorosjane me në krye Edi Ramën do të justifikonin pushtetin e vet si lidership “patriotik” që po mbron interesat kombëtare ndaj një Amerike armiqësore ndaj shqiptarëve dhe miqësore ndaj serbëve.

Jo më kot janë izloluar nga çdo studio televizive gazetarët e rëndësishëm antisoros dhe proTrump! Jo më kot ata janë të gjithë sot pa punë! Jo më kot Lëvizja AntiSoros është në çensurën më të egër që mund të ketë qenë ndonjëherë ndonjë grupim aktivizmi politik në Shqipëri!

Oligarkia Sorosjane po ju investon të punoni kundër vetes suaj dhe kombit shqiptar! Ndërsa Soros dhe Vuçiç po investohen maksimalisht për ta përcjellë këtë si një realitet AntiTrump të shqiptarëve! E vërteta është krejt ndryshe! Kur gjithë rrjeti sorosjan dhe lëvizjet feministe radikale dhe LGBT kudo në botë u investuan për të protestuar kundër Trump, në Shqipëri kjo përpjekje për organizim dështoi pavarësisht sponsorizimit maksimal! Madje në Shqipëri ne festuam!

Ndaj MIQ GAZETARË DHE PUNONJËS TË MEDIAS: “MOS U BËNI TRADHËTORË, SE PASDAJ DO TË PENDOHI”! STOP FUSHATËS SË EGËR ANTITRUMP!

Rezistoni, kundërshtoni, sabotoni çdo urdhër të shefave tuaj të kapur apo dhe prodhuar përgjatë 25 vjetëve nga vetë Oligarkia Sorosjane. Mbrapa kësaj fushate fshihet urdhëri i George Soros i zbatuar nga Edi Rama, Endri Fuga dhe Remzi Lani (kryetar i Fondacionit Soros).

Komisioni Drejtues i Levizja AntiSorosjane:
Për Shqipërinë:
Avokati Altin Goxhaj, Armir Shkurti, Basir Çollaku, Prof. Dritan Laci,
Aulon Bej Kalaja, Ervin Karamuco
Për SHBA:
Arben Berisha, Dorand Vojka

One thought on “Apel urgjent për mediat dhe gazetarët

  • January 27, 2017 at 6:11 PM
    Permalink

    Qekan mbledh nje tufe me bole..

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *