Ish kryeministri Berisha deklaron ne Syri.net se presidenca e Trump do të jetë me interes me Shqipërinë.
Çim Peka: Pasojat e kësaj lëvizje për shqiptarët zoti Berisha?
Sali Berisha: Dakord, po vetëm në një moment dua të ndalem, kundrejt përpjekjes së gjithanshme për demonizimin e saj. Unë nuk besoj se vlerat janë të kërcënuara.
E kërcënuar në mënyrë serioze është statuskuoja e stablishmentit të sotëm. A besoj unë se ka një dëmtim, do ketë një dëmtim, një rënie të interesave amerikane për shqiptarët? Jo.
Trump tha: America the firts! Amerika e para! Ç’ka do të thotë interesi amerikan i pari. Kam bindjen më të madhe se një komb pro-amerikan si shqiptarët, nuk mund të mos jetë një interes i presidencës së Trump.