Ja çfarë nuk duhet të bëni në rrjetet sociale

Të mbyllësh një lidhje nuk është e thjeshtë dhe në moshën e rrjeteve sociale komplikimet rriten.

Sot e jetojmë jetën tonë më shumë në Facebook, Snapchat dhe Instagram. Andaj jeta juaj është pasqyruar rregullisht në llogaritë tuaja.

Pra ja çfarë duhet të bëni kur merr fund lidhja?

Statusi i marrëdhënies

Nëse jeni nga ata që keni dashur ta bëni publik marrëdhenin tuaj, do të ndiheni keq kur ta ktheni statusin në beqar. Mos e ndryshoni një orë pasi jeni ndarë, pasi do të ndiheni më të stresuar. Prisni të qetësoheni dhe para se të bëni këtë veprim, Facebook ju jep edhe mundësinë e ‘fshehjes’ së statusit. Kështu që askush nga miqtë nuk do e vërë re.

Ta heqësh nga miqtë?

Ekspertët sugjerojnë që të mos e hiqni nga miqtë, por mund ti bëni “fsheh”, dhe kështu nuk do tu dalë asnjë postimi i tij apo i saj në newsfeed. Gjithashtu dhe në Twitter mund ti bëni ‘mute’ personave pa e marë vesh ata.

Kujdes me çfarë postoni

Teksa rrjetet sociale të japin mundësinë të shprehesh dhe të shkruash çfarë dëshiron, nuk do të ishte e denjë që vetëm pak kohë pas ndarjes të shkruani: “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë”. Gjithashtu shmangni postimin e thënieve filozofike ku mund të gjeni veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *