Një i ri është arrestuar nga policia, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në kryeqytet. 19-vjeçarit ju vunë prangat në kushtet e flagrancës.
Policia tha rreth orës 15:00, mori informacion se në rrugën “Coca Cola”, zona e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri.
“Pas kontrollit të territorit ku dhe u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë identifikuar dhe më pas arrestuar në flagrancë Stivi Haka, 19 vjeç.
I riu dyshohet se ka bërë qitje në ajër me një armë zjarri automatike.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prishje rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, tha policia.