Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e dy padive që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit të 6 viteve më parë, ku mbeten të vrarë 4 protestues përpara Kryeministrisë.
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë bën me dije se vitin e kaluar, Gjykata e Strasburgut nisi zyrtarisht gjykimin për një padi të ngritur që në vitin 2012 nga familjarët e viktimave të 21 Janarit. Kurse pak javë më parë kjo gjykatë ka regjistruar edhe një padi tjetër të këtyre familjeve, e cila godet mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal të zhvilluar në Shqipëri.
Fondacioni e ka cilësuar si një vendim të mirëpritur disbursimin pak ditë më parë të 160 milionë lekëvë nga Qeveria për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave të 21 Janarit, sipas vendimeve të Gjykatës Administrative.
“Me një vendim të mirëpritur, Këshilli i Ministrave ka akorduar një fond të veçantë për Gardën e Republikës për të shlyer dëmshpërblimet sipas katër vendimeve të Gjykatës Administrative që pranoi paditë e familjarëve të të vrarëve të 21 janarit 2011. Edhe tre padi të tjera janë ende në proces, të cilat priten të përfundojnë në muajin shkurt 2017. Kërkimi i dëmshpërblimit është vetëm një prej aspekteve të ndjekura për çështjen e 21 janarit nga Res Publica me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Paralelisht vijojnë të ndiqen dy çështje të nisura në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila gjatë vitit 2016 nisi shqyrtimin e çështjes së regjistruar qënë vitin 2012 dhe pak javë më parëregjistroi edhe një-çështjetjetër me kërkues familjet Myrtaj, Veizi dhe Deda, të cilët godasin mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal. Në Gjykatën Evropiane do tëshqyrtohet kuadri ligjor i kohës, planet operacionale të menaxhimit të demonstratës, si dhe problematika e procesit penal, i kritikuar si një proces jo i rregullt ligjor”, thuhet në një njoftim zyrtar.