Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama po i bën presion Akademisë së Shkencave duke iu imponuar emrat e tij për drejtësinë.
Enkelejd Alibeaj, kreu i departamentit të sigurisë në PD tha se Rama do të kapër edhe dy propozimet që janë e drejtë e akademikëve.
“Edi Rama ka kryer një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar të emërojë njerëzit e tij, edhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare të KLGJ dhe KLP.
Kryesia e Akademisë nën presionin e Edi Ramës, pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akadamikët, ka propozuar kandidaturat dhe ka kërkuar konfirmim me e-mail për emrat, duke cenuar haptazi fshehtësinë e votës”, tha Alibeaj sot.
Sipas tij, kKjo procedure është kundërshtuar nga pjesa derrmuese e akademikëve, të cilët e kanë konsideruar procesin të kontrolluar dhe jodemokratik.
“Këto kandidatura të Edi Ramës, falë integritetit të akademikëve janë rrëzuar. Rezistenca e akademikeve e ndali Edi Ramen në revanshin për të kontrolluar strukturen e krijuar prej tij me ligj, pikërisht për të kapur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Vetë ekzistenca e kësaj strukture është e papranueshme e bërë enkas nga Edi Rama për të kapur drejtësinë”, u shpreh Alibeaj.
Ai tha se Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë në Gjykatën Kushtetuese dhe ne shpresojmë që kjo cështje të trajtohet sa më shpejt dhe në shërbim të drejtësisë së pavarur, e jo drejtësisë së kapur nga Edi Rama.