Në muzeun parizien të statujave të dyllit, Donald Trump zë vendin e Barack Obamës një ditë më herët se të marrë postin e presidentit të SHBA.
Muzeu “Grevin” në Paris, i dha prekjen e fundit statujës së Donald Trumpit të enjten, raporton “Mirror”.
Trump shfaqet i veshur me një kostum blu të errët dhe me kravatë të kuqe. Statuja e tij është vendosur mes statujave të Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.