Zbulohen emrat e pjestarëve të jurisë në “Your Face Sounds Familiar 2”

“Your Face Sounds Familiar” do te nisë së shpejti në TV Klan në edicionin e tij të dytë nën moderimin e Alketa Vejsiut. Vitin e kaluar ky emision pati vërtet sukses dhe pjestarët e jurisë ishin zgjedhur posaçërisht për të bërë komente pikante e për të ngacmuar vazhdimisht personazhet e njohur në garë. Ata ishin Bleona Qereti, Bojken Lako dhe Arian Çani.

Edhe pse ende nuk është zbuluar kasti i personazheve të njohur që do të marrin pjesë këtë edicion, më herët Blitz.al ka zbuluar se njëra prej pjestareve te jurisë do të jetë Olta Gixhari. Kjo e fundit e konfirmoi këtë lajm përpara pak minutash në emisionin e Ermal Mamaqit. Jeni kuriozë për dy pjestarët e tjerë? Burime pranë stafit te “YFSF”, kanë rrëfyer ekskluzivisht për Blitz.al se pranë Oltës do të jetë sërish Arian Çani dhe pjestarja e tretë do të jetë Alma Bektashi, që ne jemi mësuar ta shohim si pjesë të jurisë në “The Voice of Albania”.

Mbetet vetëm për tu parë se si do te kombinohen dhe si do të gjykojnë VIP-at pjesëmarrës, këta tre personazhe të dashur për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *