23-vjeçari që shihni në këtë foto, i identifikuar si Napolon Luca, banues në Tiranë, ishte kthyer në tmerrin e banesave në kryeqytet, pasi në një javë, ai akuzohet se ka mundur të kryejë së paku katër vjedhje.
I riu ka rënë në prangat e efektivëve të Komisariatit të Policisë Nr.3 në kryeqytet. Pasi pronari i një banese e ka diktuar hajdutin dhe e ka qëlluar duke e dëmtuar lehtë, dhe më pas ka njoftuar policinë, e cila ka bërë arrestimin e Luces.
Mësohet se pas shoqërimit të Lucës, vëllezërit e tij Alush, Hajri e Dritan Luca, kanë rrahur 27 – vjeçarin D. SH. i cili është nipi i një prej personave të dëmtuar që kanë denoncuar vjedhjet.
27-vjeçari është goditur me sende të forta në trup dhe ka marrë plagë të lehta.
Vëllezërit e Lucës u arrestuan nga policia, për akuzën e kanosjes dhe plagosjes së lehtë me dashje.