Pas diskutimeve të gjerësishme të qeverisë kosovare lidhur me vendimin për trenin serb, është marrë vendimi i ndalimit të tij dhe kthimit prapa në destinacionin e nisjes. Në orën 19:30, kryeministri Isa Mustafa ka thirrur një konferencë urgjente për media.
Ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë edhe homologu Vuçiç, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme ka dalë mjaft i revoltuar para gazetarëve duke u treguar se ai ka njoftuar Brukselin, Rusinë dhe Kinën si dhe ka thirrur Këshillin e Sigurimit për një mbledhje urgjente sepse, sipas tij, një kompani kosovare ka mbi 50 autobusë që qarkullojnë nga Kosova në Serbi dhe është e patolerueshme që të bllokohet një tren i tyri në Kosovë.