AKTUALITET

Bora dhe acari “mbërthen” vendin, ja situata e rrugëve në Tiranë e Durrës

Tirana është zbardhur mbrëmjen e djeshme nga reshjet.

Sot banorët janë zgjuar në bardhësinë e borës.
Situata e reshjeve të borës dhe acari që ka përfshirë Shqipërinë, duket se është drejt përmirësimit.

Më poshtë situata:
Në Rajonin Verior Shkodër: Kalueshmëria e akseve në këtë Rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.
Në Rajonin Qendror Tiranë: Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë – Durrës, etj.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka patur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë – Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.
Në Qarkun e Vlorës: Autostrada Vlorë – Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë.
Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj.
Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnjë bllokim te akseve kombëtare.
Bashkëngjitur tabela me situatën e akseve sipas qarqeve.
Informacioni_sipas_qarqeve_date_12.01.20171484208497

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top