SPORT

Miqësorja e luksit, Partizani mposhtet 3-1 nga Fenerbahçe

partizani

Partizani është mundur 3-1 në miqësoren e luksit ndaj Fenerbahçes të zhvilluar në Antalja, në një ndeshje ku ashtu siç pritej ekipi vendas dominoi falë cilësive që kishte në përbërje.
Një fillim krejtësisht i gabuar nga ekipi shqiptar solli dy gola të shpejtë për miqtë, ndërsa më pas Partizani arriti të kontrollonte më mirë lojën e tyre dhe në fundin e pjesës së parë u mundua që të bënte diçka edhe në fazën sulmuese më anë të Ekuban.

Në pjesën e dytë, Fenerbahçe gjeti edhe golin e tretë me Kojbashi i harruar i vetëm në nga prapavija e Partizanit, por nuk e mbylli pa lënë shenjë këtë ndeshje skuadra nga Tirana, e cila arrin të shënojë golin e nderit me autorin e përhershëm Ekuban në minutën e 83 të ndeshjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top