EKONOMI

Bankat greke fillojnë të shesin degët në rajon

bankat-greke-300x188

National Bank of Greece (NBG) ka rënë dakord të shesë UBB (bankë) dhe Interlease (një kompani lizingu te KBC Group. UBB është banka e katërt më e madhe në Bullgari, me një pjesë tregu prej 8% (por, një pjesë më e madhe prej 11% në tregun e retail) ndërsa Interlease ka një pjesë tregu prej 13% në Bullgari në tregun e lizingut.

Mediat raportojnë se transaksioni u nënshkrua me shpejtësi në ditën e fundit të vitit të kaluar, pavarësisht se grupi KBC kishte identifikuar probleme në llogaritë kontabël gjatë procesit të kontrollit.

Autoritetet rregullatorë e kanë nxitur NBG që të shesë aktive për të përmirësuar normat e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe duket sikur banka greke donte me çdo kusht ta nënshkruante transaksionin përpara fundit të vitit, shkruan seekingalpha.com.

Vlera totale e transaksionit ishte 610 milionë euro dhe kjo përfshin një dividend të veçantë në llogari, pra NBG do të marrë aktualisht 800 milionë euro për shitjen e këtyre bizneseve në Bullgari.

Që nga problemet e sistemit bankar në 2008 dhe rënies së ekonomisë greke, banka ka qenë nën presion shtesë nga autoritetet rregullatorë për të shitur aktivet jo kryesore në mënyrë që të përmirësonte pozicionin e kapitalit. Në vitin 2015, NBG shiti një pjesë të madhe të aksioneve që kishte te banka turke Finansbank te Qatar National Bank për 2.75 miliardë euro dhe ripagimin e një borxhi prej 800 milionë euro.

Ekspertët e tregut presin që bankës t’i kërkohet sërish nga autoritetet rregullatorë europiane dhe vendase që të përfundojnë një tjetër transaksion shitjeje gjatë këtij viti.

Me fluksin e parave prej 800 milionë eurosh, NBG pret që norma e kapitalit të rritet me 100 pikë bazë, që është një hap shumë i madh përpara për të përmirësuar pozicionin financiar.

Në rajon, tashmë NBG ka degë në Shqipëri, Qipro, Shkup, Maltë Rumani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top