EKONOMI

ALARMI/ “Euro mund të mos ekzistojë më pas 10 vjetësh”

Nëqoftëse Parisi dhe Berlini nuk do ta mbështesin fuqishëm monedha Euro mund të mos ekzistojë më pas 10 vjetësh.

Kandidati presidencial francez Emmanuel Macron, ish-ministër Ekonomie në kabinetin e presidentit Francois Hollande thotë:

“Euro nuk i ka siguruar Europës sovranitet të plotë ndërkombëtar kundrejt dollarit, ashtu siç nuk i ka siguruar konvergjencë të natyrshme mes vendeve anëtare”.

Sipas tij Gjermania po përfiton prej sistemit aktual në kurriz të anëtarëve më të dobët.

Macron shton se Franca, duhet të implementojë reforma të tregut të punës e të ripërtërijë sistemin arsimor në mënyrë që të nxisë rritjen ekonomike.

Sipas tij Berlini duhet të pranojë se jo masat drastike anti-krizë, por shtimi i investimeve mund të përmirësojë rritjen në mbarë Eurozonën.

“Mosfunksionimi i euros i vjen për shtat Gjermanisë. Euro është në fakt një “Deutsche Mark” e dobët. Status quo-ja është sinonim me zhdukjen e monedhës unike pas një dekade”, tha Macron.

Ai ka propozuar krijimin e një buxheti të zonës së euros, i cili duhet të financojë investimet e orientuara drejt rritjes ekonomike dhe të zgjasë asistencën për vendet e BE që gjenden në vështirësi.

/ Top Channel

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top