RAJONI

VIDEO/ Zgjedhje të reja nëse refuzohen kushtet e shqiptarëve

“Nëse nuk pranohet platforma e përbashkët e partive shqiptare, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja”. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti në emisionin “Click Plus” në Shkup.

“Pse jo. Sigurisht që vendin e çon në zgjedhje të reja mospranimi i platformës nga cilido subjekt”, tha Ahmeti në përgjigje të pyetjes nëse ishte dakord për zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër Nikolla Gruevski është shumë i qartë. Ai thotë se BDI është e vetëdijshme se nëse VMRO-DPMNE është kundër, dygjuhësia nuk do të bëhet.

“Shqiptarëve të Maqedonisë nuk mund t’u ndihmojë gjë nëse ka dygjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë, përfshirë këtu Dellçevën, Berovën, Gjevgjelinë apo Kavadarin. Dy gjuhësi në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizim nuk mund të realizohet nëse VMRO-DPMNE është kundër. Në BDI e dinë shumë mirë këtë”, tha Gruevski.

Përveç LSDM-së dhe BDI-së, të cilat ende nuk i kanë definuar pozitat e tyre, Aleanca për Shqiptarët dhe Rilindje me Besë kanë përsëritur disa herë, që nuk duan koalicion me Nikolla Gruevskin, raporton “Exspress”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top