RAJONI

SKENA TMERRI NGA SERBIA/ Emigrantët po mbijetojnë si në kampet naziste (FOTO)

Mbështjellë me batanije, kapuçë dhe nën çadra është gjithçka po mbron nga dëbora e madhe, qindra emigrantë që qëndrojnë në radhë për ushqim falas në Serbi.

Siç shihet edhe në këto pamje të publikuara nga “Mirror” rreth 1.500 emigrantë nga Azia dhe Lindja e Mesme kanë gjetur strehim në depo të braktisura në Beograd, për t’i mbijetuar të ftohtit të acartë.

Temperaturat të hënën në mbrëmje ranë nën –20 C në rajon.

Skenat pikëlluese të kujtojnë imazhe nga Lufta e Dytë Botërore, ku tregohen të burgosurit gjermanë të luftës (si në foton bardh e zi në galeri) në të ftohtin e hidhur në Stalingrad.

Qindra njerëz, kryesisht afganë, flenë në dysheme prej betoni, djegin mbeturina plastike për t’u ngrohur, duke rrezikuar të mbyten nga tymi i zi.

Ata janë në mesin e 7,000 të bllokuarve në Serbi.

Kampet e refugjatë janë të mbushur edhe me gra dhe fëmijë.

Amin Jahn, nga Pakistani, rrëfen: “Ishte me vërtetë shumë ftohtë dhe natën e shkuar nuk kemi fjetur, kemi qëndruar të gjithë ulur rreth zjarrit dhe ishte shumë ftohtë, unë mendoj se ishte minus 16, 15 gradë (Celsius) natën e mbrëmshme”.

“Mundohuni të organizoni diçka për ne dhe përpiquni të hapni kufirin. Kjo është kërkesa jonë”, apelon ai.

Autoritetet thonë se shumica e 7.000 emigrantë në Serbi janë nga Afganistani, Iraku apo Siria.

Ata po qëndrojnë në tenda të improvizuara në kufirin verior të Serbisë, duke pritur për të hyrë në Hungari.

Hungaria ka regjistruar 30,000 kërkesa për azil vitin e kaluar, sipas qeverisë, nga të cilat më pak se gjysma janë pranuar.

Fëmijët janë parë në të ftohtë edhe në pantofla.

Milana Radosavljevic, një mjeke nga organizata “Mjekët pa Kufij”, tha për Reuters: “Njerëzit po vuajnë shumë dhe ata janë prekur nga infeksionet respiratore”.

Hungaria e ka bërë të qartë se nuk mirëpret emigrantë. Kryeministri Viktor Orban ka fortifikuar kufirin.

Përshtati: BoldNews

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top