Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije se pjesa më e klubeve të Kategorisë Superiore janë dakord për shtyrjen e javës së parë të fazës së tretë të kampionatit. Por Teuta dhe Laçi nuk janë dakord, ndaj FSHF apelon për konsensus.
Për këtë motiv, FSHF ka shtyrë edhe ajo vendimin përfundimtar.
“FSHF kërkon të bëjë me dije që klubet e Kategorisë Superiore: Partizani, Kukësi, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari, Luftëtari, Korabi e Vllaznia kanë dhënë OK e tyre paraprak për shtyrjen e javës së parë të fazës së 3-të të Kategorisë Superiore. Klubet e Teutës dhe Laçit nuk janë dakord për këtë propozim”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
“FSHF nga ana e saj kërkon një konsensus të plotë për të marrë vendim përfundimtar për këtë shtyrje të garës. Në ditët në vijim do azhornoheni për zhvillime të reja apo vendimin zyrtar përfundimtar”, vijon njoftimi.