EKONOMI

“Krisja” PS-LSI te transportet, në dhjetor akumulohen 100 mln euro të pashpenzuara

rruge-ne-ndertim-300x200

Ndonëse fondi i investimeve publike këtë vit ka qenë më i ulëti i dekadës me vetëm 58 miliardë lekë ka hasur në vështirësi të forta për tu realizuar.

Ministria e Financave në të dhënat fiskale të nëntorit publikoi se, nga fondi i investimeve janë akumuluar në dhjetor rreth 14 miliardë lekë ose 100 milionë euro. Kjo shume është sa 24 për qind e fondit vjetor dhe përdorimi i tij në një muaj vë në diskutim eficiencën me të cilën po bëhen investimet.

Për të tretin vit radhazi qeveria shqiptare ka shfaqur dobësi të theksuara për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetës për investimet, të cilat janë mjeti kryesor publik për stimulimin e rritjes ekonomike.

Por pas këtyre dobësive duke se shkak është bërë gara mes partive në koalicionin qeverisës, PS dhe LSI.

Ministria e Transportit dhe konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve drejtohen nga LSI, ndërsa Ministria e Financave që çel fondet nga Partia Socialite. Që kur u bë kjo ndarje, qeveria centralizoi kompetencat për alokimin e fondeve sipas projekteve të investimit në Ministrinë e Financave, të cilat ju besuan Ministrit Ahmetaj edhe kur ishte ministër Ekonomie edhe tani që është Ministër i Financave.

Fondet ndaj Ministrisë Transportit për investimet në rrugë u rrudhen ne më pak se 8 miliardë lekë, teksa shihet se, po kaq dhe në vlera më të larta u ju dhanë Fondit Shqiptar i Zhvillimit (qe kontrollohet nga Partia Socialiste) edhe pse nuk e ka kapacitet profesionale për të realizuar investime kaq të mëdha, duke vënë në diskutim të madh eficencën.

Rasti më ilustrues janë investimet në sinjalistikën dhe zbukurimin e autostradës Tiranë -Rinas, të cilat patën një kosto 5 milionë euro vetëm për 12 kilometra. Ekspertët e vjetër të infrastrukturës rrugore kanë pohuar disa herë se, ndërhyrjet në këtë segment janë bërë jashtë çdo kriteri profesional, që nga ngushtimi i rrugës me palma deri tek elementet me ngjyra të ndriçimit.

Nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar (nen kontrollin e LSI) herë pas herë ka vënë në dukje se, fondet e buxhetit në drejtim të rrugëve janë shumë të ulëta në krahasim me kontratat e punimeve, teksa shihet se ne tre vitet e fundit fondi i investimeve nuk është shpenzuar gati me një te treten e programeve fillestare buxhetore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top