Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ishte i ftuar në Top Story në Top Channel. Aty ai ka folur për herë të parë nëse udhëhiqet në linjën e tij politike nga kreu i partisë greke Syriza që drejtohet nga Aleksis Tsipras. Blushi ka sqaruar se LIBRA nuk ka lidhje me ekstremin e majtë.
“Nëse unë kam shprehur pëlqim për Syrizën 2 vjet më parë për mënyrën se si ajo parti sillej në raport me varfërinë nuk kontekstin e Greqisë a do të thotë se unë jam pjesë e ekstremit të majtë? Unë besoj se disa gjëra në atë kohë ajo forcë i ka bërë mirë” – tha Blushi.
Por në spektrin politik ku pozicionohet LIBRA?
“Unë jam majtas sa i takon Rilindjes sepse ata janë shumë djathtas. Kam prova për këtë. Edhe në raport me PD-në unë jam sërish majtas sepse edhe ata janë djathtas megjithëse jo aq sa Rilindja. Ata janë më djathtas se PD” – thotë Blushi.