HI-TECH

Prezantohet smartfoni i pathyeshëm

Kompania kineze Oukitel, ashtu siç kishte premtuar, ka prezantuar smartfonin e saj të ri me dy SIM kartela, C5 Pro.
Oukitel C5 Pro vjen me kornizë tërësisht nga metali, prandaj cilësohet si smartfon i pathyeshëm.

Smarftoni i pathyeshëm vjen me ekran 5-inç HD me xhamin mbrojtës Asahi Glass ose Corning Glass, ende nuk është e qartë me cilin, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, si dhe me 2 gigabajt RAM memorie.

Oukitel C5 Pro ka fortësinë prej 9H dhe presionin prej 800 MPa, dhe për ta vërtetuar se ky është vërtetë një smarfton i pathyeshëm, kompania ka bërë një video të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Smartfoni i pathyeshëm C5 Pro pritet të fillojë të shitet nga java e ardhshme me çmim prej 69.99 dollarë, që do të thotë se është tepër i lirë për një smartfon të tillë me dy SIM kartela.

Ata të cilët kanë vendosur që ta blejnë këtë smartfon, mund ta blejnë online.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top