AKTUALITET

I blinte vajzat 100 euro, ja kush është “padroni” i prostitutave nga Durrësi (FOTO)

padroni

Policia e Durrësit arrestoi sot një 37-vjeçar për shfrytëzim prostitucioni. Pas denoncimit të një nëne nga Durrësi më 28 dhjetor për largimin nga banesa të dy vajzave të saj, 14 dhe 17 vjeçe, policia ra në gjurmët e Gentian Gaxhës.

Pas hetimeve policia zbuloi se vajzat ishin rekrutuar nga një grua, e cila më pas ia kishte “shitur” 37-vjeçarit.

Ky i fundit gjente klientët për vajzat. Pagesa varionte por nuk shkonte asnjëherë më pak se 100 euro. Vajzat, S.P., B.A., dhe K.Xh. 17 vjeçe secila, ishin nga Durrësi, Kuçova dhe Burreli. Prostitucioni ushtrohej në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga fotot e marra në profilin e tij në Facebook, kuptohet qe 37-vjeçarit Gentian Gaxha bënte një jetë luksoze.

Shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion, ky është 37-vjeçari nga Durrësi që jeton mes luksit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top