EKONOMI

Nisin efektet e para të rritjes së gazit, shtrenjtohet edhe nafta

Fundi i 2016-s dhe ditët e para të 2017-s janë shoqëruar me një shtrenjtim të çmimit të karburanteve në tregun e brendshëm.

Dy operatorë, Alpet dhe Gulf, kanë reflektuar tashmë rritjen e çmimit të naftës me rreth 5 pikë për litër, duke e çuar atë në rreth  174 lekë për litër, nga nën 170 lekë që ishte më parë në autostradë dhe jashtë Tirane, ndërsa brenda kryeqytetit, karburanti ka arritur në 178 lekë.

Dy operatorët e mëdhenj, Kastrati dhe Elda, nuk i kanë ndryshuar ende çmimet (Elda e tregton naftën me 166 lekë dhe Kastrati me 167), por ato kanë paralajmëruar shtrenjtim të tyre pas festave të fundvitit.

Arsyeja kryesore, sipas tyre, lidhet me shtrenjtimin e naftës në tregun e jashtëm. Në bursat ndërkombëtare, nafta Brent ka arritur në 56 dollarë për fuçi në nivelin më të lartë në më shumë se një vit (që nga shtatori 2015).

Kjo është hera e tretë që ka një valë të shtrenjtimit të çmimeve, që nga janari 2016 kur ato zbritën në rreth 160 lekë për litër. Rritja e naftës në bursa mbi 50 USD/fuçi është reflektuar dhe dy herë të tjera përgjatë vitit të kaluar (shih grafikun e naftës në bursa).

Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë. Sipas Global Petrol Price, në Shqipëri, nafta, sipas të dhënave të 26 dhjetorit ishte 1.31 USD për litër (me rritjen e fundit ka arritur në 1.35), ndërsa në Maqedoni çmimi është 1.13 USD; në Mal të Zi 1.19 USD; në Serbi 1.16 USD; në Bosnjë, 0.97 USD për litër; në Bullgari 1.07 USD; në Rumani 1.22 USD. Shqipëria ka nivele të krahasueshme me Italinë, Zvicrën, Spanjën, Kroacinë, Irlandën, Gjermaninë etj.

Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67-70% të kostos.

Krahas naftës, është pritet shtrenjtuar edheil gazit që përdoret për automjete me rreth 10 lekë për litër, si reflektim i akcizës për gazin e lëngshëm për mjetet e transportit në nivelin 8 lekë për litër, që duke i shtuar dhe TVSH-në arrin në 9.6 lekë për litër, duke filluar nga 1 janari. Çmimi i gazit në rrethe dhe autostradë luhatet në rreth 55-60 lekë për litër nga 42-50 lekë për litër që ishte në fund të vitit të kaluar. Në Tiranë, gazi tregtohet ende me 55 lekë për litër./ Monitor

GRAFIKU Ecuria e naftës Brent në Bursa në 1 vit (janar 2016-janar 2017)

Capture

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top