Sindikatat e arsimtarëve paralajmërojnë një grevë për shkak të mosplotësimit të kontratës kolektive të punës. Në një deklaratë publike, Aleanca Sindikale u deklarua kundër heshtjes se Ministrise se Arsimit dhe Sportit, Ministrise se Financave dhe Qeverise per dhenien e shperblimit te fundvitit mesuesve te sistemit te Arsimit parauniversitar dhe njoftoi se më datë 7 janar do të marrë vendim për hapat e mëtejshëm.
Deklarata:
Siç eshte bere e njohur, qe nga muaji tetor, sindikatat e arsimit i kerkuan Ministrise se Arsimit dhe Sportit fillimin e bisedimeve per disa ceshtje te rendesishme qe preokupojne sindikalistet dhe gjithe mesuesit, ceshtje qe, megjithese jane te perfshira ne Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare, te nenshkruar midis MAS dhe FSASH-SPASH, nuk po gjejne zgjidhje.
Midis ketyre ceshtjeve, vendin kryesor e zinte dhe e ze kerkesa e sindikatave per dhenien e shperblimit te fundvitit mesuesve te sistemit te arsimit parauniversitar. Behet fjale per nje shperblim vjetor per cdo mesues, te cilin sindikatat e kane fituar me levizje sindikale qe nga janari i vitit 1999 dhe e kane marre ate, ne fillim si page baze, me pas, nga vitet 2000-2006, si page te 13-te dhe, pas shkrirjes se pages se 13-te ne pagen mujore, si shperblim ne fund te vitit, ne masen 10.000 leke te reja.
Kete vit, pritshmeria e sindikalisteve dhe mesuesve per te marre shperblimin e fundvitit ishte e madhe sepse kete shperblim ata nuk e marrin prej tre vitesh radhazi.
Edhe me e larte ishte pritshmeria e mesuesve per marrjen e ketij shperblimi kete fundviti edhe per faktin se qeveria kishte deklaruar se veshtiresite buxhetore, te cilat kane qene argumenti kryesor per mospagesen e shperblimit ne vitet e mepareshm, jane kapercyer.
Pas protestes se dy sindikatave tona para MAS,Ministrja e Arsimit priti sindikatat tona ne takim per kete ceshtje me daten 19 dhjetor. Ministrja shfaqi mirekuptim per kete kerkese, per bazen e saj ligjore dhe kontraktuale dhe sugjeroi qe, per te dhene nje pergjigje perfundimtare, sindikatat, se bashku me perfaqesues te MAS, te zhvillonin edhe nje takim me stafin teknik te Ministrise se Financave per te konkretizuar zgjidhjen qe kerkohej.
Ky takim u zhvillua me daten 20 dhjetor, por, megjithese kane kaluar 9 dite nga ky takim, MAS dhe qeveria nuk kane dhene asnje pergjigje dhe nuk kane ndermarre hapa per te realizuar kete kerkese,ndaj ne jemi sot ketu, per te shprehur qendrimin tone mospajtues me kete qendrim te qeverise, ne emer te sindikatave, por dhe te gjitheve punonjesve te sistemit arsimor parauniversitar.
Aleanca Sindikale e konsideron kete qendrim te qeverise si shkelje te vazhdueshme te nje te drejte sindikale te fituar dhe, per kete aresye, do te vazhdoje te kekoje respektimin e kesaj te drejte,duke perdorur te gjitha mjetet sindikale dhe ligjore.
Per kete ne daten 7 janar 2017 Aleanca Sindikale do te mbledhe Asamblene e saj per percaktuar hapat dhe veprimet sindikale e ligjore qe do te ndemerren ne vijim,pasi eshte shkelur jo vetem Kontrata Kolektive ,por edhe disa dispozita te ligjit te Kodit te Punes.