Një 30-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim për terrorizëm.
Sipas policisë, i arrestuari është Enos Begolli nga Mitrovica e Kosovës.
Ai kërkohej nga autoritetet kosovare pasi është i dënuar me 4 vite burg në mungesë. Begolli është dënuar pasi ka qenë luftëtar i ISIS në Siri.
Pas kryerjes së procedurave ligjore, ky shtetas i’u dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës .