Pas gjithe zhurmes se madhe te edicionit 55 te festivalit ne RTSH, grupi muzikor “Lynx” flet per here te pare per konkurrimin e tyre.
Në një interviste per mediat, “Lynx” shpreh zhgenjimin qe kenga e tyre nuk arriti te marre cmimin final pasi ishte punuar per me teper se nje vit.
Si u realizua kenga ‘SOT’?
Punuam pothuajse nje vit per kete material. Ndryshe nga shume artiste te tjere ne kemi realizuar cdo komponent te kenges vete.
Fituesja e ketij edicioni ishte Linda Halimi. Si e komentoni ju kete triumf te kenges ‘Bote’?
Te tre personazhet pjesmarrese ne kete kenge fituese jane profesioniste. Sa i perket triumfimit te kesaj kenge ne nuk komentojme asgje sepse do perfaqesoje shqiperine ne rang nderkombetar dhe i urojme vetem suksese. Zera kishte qe njera nga favoritet ishte Lindita dhe ne koridore flitej shume per fitoren e saj. A vinte kjo nga pelqimi i kenges apo nga parapercaktimi i cmimit kete se themi dot ne sepse ishim konkurent vete.
A eshte e vertete qe dhe juve ju shikonin si fitues sivjet?
Komentet qe kemi marr si ne prezencen tone ashtu dhe ato te ‘koridoreve’ kane qene qe ne kemi patur nje performance ndryshe. Kjo ndryshe shkoj deri aty sa na thane qe kemi kopjuar Nickelback. Ne perjetuam emocione te forta sepse performuam nje kenge plot motivim me nje orkester magjike sic eshte orkestra e RTSH. Po te ishim fituesit po me metoden tone do e perfaqesonim shqiperine. Me sa duket mentaliteti i te gjitheve atyre qe e kane ne dore te japin ate cmim ende nuk konceptohet te jepet per nje grup muzikor.
A do merrni pjese ne vitet ne vazhdim?
Nuk e dime. Varet nga disa faktore nqs do marrim pjese apo jo.
Na e pershkruani festivalin me nje fjale pozitive.
Orkestra