Specialitët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shkëlzen Rexhepi, 37 vjeç, banues në fshatin Pishkash.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë , pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit D.R, 67 vjeç
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.