Procesi i plakjes duket se ka ndaluar për Sian Lesley. Ajo është 63 vjeç, por duket si një 20-vjeçare. Këngëtarja profesioniste është me origjinë nga Portugalia, por ka jetuar dhe punuar në Las Vegas. Tani jeton në Madeira me partnerin e saj.
Kur del në rrugë thotë se e ngacmojnë edhe meshkujt 20-vjeçarë. Por kush është sekreti i saj? Çdo ditë bën rreth 30 minuta stërvitje, sa herë del jashtë nuk harron një krem të fortë kundër rrezeve të diellit. Por ka edhe gjene të mira.
Mamaja e saj dukej si 50-vjeçare kur ndërroi jetë në moshën 74 vjeç. Sian thotë se i pëlqen që të hajë një ëmbëlsirë çdo pasdite dhe shijon po ashtu një gotë verë. Sa i përket ushqimit, thotë se asnjëherë nuk e tepron me asnjë produkt që konsumon. Gjithçka në mënyrë të moderuar.