Redon Makashi rrëfen arsyet e ndarjes së grupit

Këngëtari Redon Makashi ka treguar ka rrëfyer arsyet e largimit nga grupi ARB në fillim të viteve ’90.

Përballë Bledar Sejkos në studio, Makashi në një intervistë në emisionin “Thurje” të Jonida Vokshit ka treguar historinë e shkëputjes së tyre.

Pasi kishin marrë pjesë në koncertin e pranverës të asaj kohe, Bledari bashkë me djemtë e tjerë të grupit kishin shkuar herët në shtëpi, ndërkohë që Redoni kishte shkuar më pas.

“Kur shkova në shtëpi i dëgjova që flisnin për mua dhe emri im lakohej shpeshherë. Akoma s’e kam kuptuar pse. Bledi ishte në rregull, por ata të tjerët ishin më tërci-mërci”,- tha Redoni, duke shtuar se akoma s’e ka kuptuar pse flisnin keq për të. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *