17-vjeçari zgjon gjyshen nga gjumi: Ka vdekur Fidel! Ja reagimi i saj (VIDEO)

Disa kubane-amerikanë kanë postuar video nga reagimet e gjyshërve të tyre pas dëgjimit të lajmit për vdekjen e Fidel Kastros. Kanë filmuar gjyshërit, pasi janë ata që e njohin shumë mirë historinë e tij dhe duhet thënë se reagimet janë të papara.

Brian David Ramos 17 vjeç sapo u informua për vdekjen e Fidel Kastros, shkoi me vrap tek gjyshja e tij Flora Lorenzo dhe e zgjoi nga gjumi duke bërtitur. 84 vjeçarja nga Florida nuk e ka besuar këtë lajm, ajo është ngritur menjëherë dhe e habitur e ka përsëritur edhe njëherë këtë lajm.

Adoleshenti futet me vrull në dhomën e saj të erret dhe e ndez dritën duke bërtitur “Ita! Ita!”, version i shkurtër për “Abuelita”, fjalë spanjolle për gjyshen. “Ka vdekur Fidel” thotë adoleshenti. “Çfarë” thotë gjyshja, e cila hedh batanijen dhe ngrihet menjëherë e tronditur.

Ishte një zgjim i mirëseardhur për Flora, e cila, sipas Ramosit, kishte ikur nga Kuba në vitin 1974, për të shpëtuar nga regjimi shtypës, diskriminimi dhe keqtrajtimi i Kastros.

Vdekja e Kastros i ka gëzuar të gjithë, ishte diçka që ata shpresonin të ndodhte, por që nuk e mendonin kaq shpejt.

“Kjo do të thotë liri, bashkim i popullit kuban dhe shpresoj se Kuba do të jetë e lirë një ditë”, tha e moshuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *