Shefi i krimit ekonomik kanos me pistoletë tregëtarët, reagon Ademi: Terrori shtetëror i Ramës
Pas ngjarjes në Shkodër ku Shefi i Krimit Ekonomik në Shkodër nxorri pistoletën në mes të njerëzve duke kërcënuar tregetarët e duhanit ka reaguar kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi duke e quajtur një skandal.
“Ky është terror shtetëror Z. Kryeministër! Ju dhe qeveria juaj po prodhoni terrorizem politik në Shkodër!”¬, është shprehur Ademi në faqen zyrtare në Facebook.
Në videon dërguar nga qytetarët, duken momentet e tensionuara, ku shitësit konfliktohen me doganierët dhe me shefin e krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, Pjerin Lazri. Lazri shihet në video teksa nxjerr pistoletën, ia drejton njërit prej shitësve dhe më pas e fut sërish në brez, ka qenë veprim ky, i cili ka acaruar edhe më keq qytetarët të cilët kanë hapur derën e makinës, kanë nxjerrë jashtë ç’ka pasur aty dhe kanë qëlluar në drejtim të shefit të krimit ekonomik.