Nesër rekomandimi i KE për negociatat, Rama e Bushati sulmojnë PD-në

Komisioni Evropian do të bëjë publik nesër progres raportin për Shqipërinë  në bazë të cilit Këshilli Evropian merr vendimin për hapjen ose jo të negociatave të vendit tonë.

Ndërkohë si kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Bushati kanë akuzuar Partinë Demokratike si pengesë të këtij proçesi,

“Faleminderit Parlamentit Europian. Keqardhje e thelle per PD qe doli kunder Shqiperise! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”, shkruan Rama në Facebook.

Edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ndjekur “shefin” e tij duke sulmuar opozitën.

|Ndërkohë që Shqipëria po përballet me egërsinë e natyrës, në Bruksel, lumi i baltës i hedhur nga deputetët e PD kundër vendit, kërkon të groposë ëndrrën europiane të shqiptarëve. Keqardhje për këta të mjerë, që me sjelljen e tyre të papërgjegjshme tradhëtojnë vullnetin e sovranit dhe i nxijnë faqen Shqipërisë!”, shkruan Bushati.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, Bashkim Evropian–Shqipëri, miratoi sot rezolutën  që i bën thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për hapjen e negociatave dhe Shqipërisë të siguroje më shumë progres të qëndrueshëm në lidhje me implementimin e 5 prioriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *