“Tani jam në parajsë”… Letra e fundit e 7-vjeçarit që përloti botën

Një 7-vjeçar ka përlotur shumë njerëz me letrën prekëse që la për miqtë përpara se të vdiste.

Marshall Clark, nga Plymouth në Devon, u shkruan shokëve se ai do të jetë në gjendje të hajë luleshtrydhe, të vrapojë, të flasë dhe të shijojë fëmijërinë e tij në parajsë.

I mituri u privua nga bërja e gjërave të preferuara për tre vjet për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, një çrregullim në sistemin nervor.

Vogëlushit iu desh të qëndronte për 10 muaj në shtrat, duke humbur shikimin, aftësinë për të lëvizur dhe komunikuar. Ai ndërroi jetë vetëm disa ditë përpara se të mbushte 8 vjeç dhe prindërit e tij të shkatërruar nga dhimbja vendosën të publikonin mesazhin e fundit të të voglit të tyre në blogun e preferuar të gjyshes së tij Elsie.

Në letër, Marshall tregonte të gjitha gjërat që nuk mundej t’i bënte më për shkak të sëmundjes së rëndë.

djali1

“S’ka gjë, sepse nëna më tregoi gjithçka për të (parajsën) dhe për të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të jem në gjendje të bëj atje. Do të ketë luleshtrydhe, akullore, dhe unë do të jem sërish në gjendje të ha, të vrapoj, të shoh video. Lumturohuni për mua, që nuk do të jem më i burgosur në trupin tim duke mos mundur ta shijoj fëmijërinë. Tani jam i lirë dhe do të mundem të bëj të gjitha gjërat që më kanë munguar aq shumë”, – thuhet në mesazhin prekës të vogëlushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *