Çështja çame, Kathimerini: Po përshkallëzon tensionet mes Tiranës dhe Athinës

Gazeta greke Kathimerini i është rikthyer edhe njëherë tensionit mes Athinës dhe Tiranës për çështjen çame.

Gazeta më e madhe greke shkruan se përshkallëzimi i përplasjeve do të rritet për shkak të komunitetit çam që kërkon tokat në veriperëndim të Greqisë.

“Greqia është në pritje të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve, ndërsa Shqipëria do të shkojë në zgjedhje në Qershor të vitit të ardhshëm,” shkruan Kathimerini.

Në shkrimin e publikuar nga e përditshmja Kathimerini thuhet se analistët grekë besojnë se do të ketë edhe më shumë retorikë nacionaliste nga ana e Tiranës e cila përpiqet ta sjellë çështjen çame në qendër të vëmendjes.

Një gjë e tillë citohet në shkrim u vu re edhe gjatë vizitës në qershor të ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias. Madje edhe gjatë një ndeshje në kampionatit europian në Francë u ngrit edhe një parullë për genocid në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *