Diplomati i parë amerikan që shkeli në Tiranë që prej largimit të amerikanëve ne 1946 Christopher në një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare rrëfeu një pjesë të Shqipërisë në ditët kur po shembej regjimi komunist dhe kur po afrohej demokracia.
Për rolin e Ramiz Alisë në ditët e ndërrimit të regjimeve ambasadori Hill thotë se ai nuk ishte në lartësinë e duhur të sfidës së misionit historik dhe një politikan i mirë e kupton se ku po e çon historia.
Hill flet dhe për mbështetjen e dhënë ndaj lidërve të caktuar në vitet e para të demokracisë teksa siguron se SHBA nuk ka mbështetur asnjë lider specifik, por ajo që Shtetet e Bashkuara mbështesin, janë politikat specifike që sjellin progres.
Diplomati Hill mohoi që ambasada amerikane të ketë ndikuar apo të jetë konsultuar për burgosjen e ish liderit socialist, Fatos Nano.
Ambasadori Hill foli edhe për vështirësitë e arritjes së marrëveshjes së Rambujesë që i dha fund pushtimit serb në Kosovë si dhe marrëveshjen e Dayton, që ndaloi luftën mes Kroacisë, Serbisë dhe Bosnjes, ndërsa u shpreh i sigurtë se Serbia do ta njohë një ditë pavarësinë e Kosovës.
Shqetësimi i vendeve ballkanike por edhe europiane për rrezikun e Shqipërisë së madhe sipas Christopher Hill, ishte i pavend sepse shqiptarët nuk e kanë kërkuar kurrë këtë.
Pasi vlerësoi rolin e ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu për punën e bërë për miratimin e reformës në drejtësi, mesazhi i Hill për shqiptarët ishte që të bëhen bashkë sepse pavarësisht lojëratve politike aspirata e Shqipërisë për t’u integruar në strukturat euro-atlantike nuk është përmbushur akoma.