Operacioni, zbulohet emrat e tre trafikantëve të drogës në Tiranë

Një aksion policor antidrogë në kryeqytet ka vënë në pranga 3 persona në rrugën “5 maji”. Ndërkohë janë zbuluar dhe emrat e të arrestuarve.

Ata janë: Sokol Geci, 22 vjec nga Tropoja, Eraldo Dodaj 19 vjec nga Mirdita dhe Pashk Teska 20 vjec nga Laci. Gjithashtu janë sekuestruar 659 gram kokainë dhe 1 pistoletë.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Sektori i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë.

Tre personat e arrestuar nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndaluar, ndaj edhe ka pasur të shtëna me armë në ajër.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet operacioni antidrogë “Telefonata e fundit”
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 659 gr Kokainë dhe një pistoletë “TT”
Më datë 04.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponjat, kanë bërë të
mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Telefonata e fundit “, ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:
1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë.
2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here