PDIU reagoi ndaj një deklarate të PD për incidentin e ndodhur mbrëmë në Dibër. “Partia e çamëve” tha se administratori i njësisë Tomin, që u përfshi mbrëmë në një konflikt fizik pasi u kap nga militant të PD duke shpërndarë para në këmbim të votës, nuk ka asnjë lidhje me të.
Ndërsa PD njoftoi mbrëmë se Nuri Meda ishte shkarkuar nga detyra para dy muajsh për korrupsion dhe u emërua nga Halit Trupja i PDIU, që drejton Bashkinë e Dibrës. PDIU thotë se kjo është “shpifje e Partisë Demokratike dhe informon opinionin publik se zoti Nuri Meda nuk është përfaqësues i PDIU në asnjë lloj niveli politik dhe nuk është emëruar prej saj në asnjë lloj funksioni”.