Një pako e dyshimtë pranë rrethrrotullimit të Saukut ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërsa është njoftuar policia.
Burime zyrtare thanë se një telefonatë e ardhura në polici rreth orës 19:40 minuta, tregonte se një pako e dyshimtë ndodhet tek rrethrrotullimi i Saukut.
Pakoja sipas policisë është rreth 40 cm dhe e mbështjellë me letër natriban.
Njoftimi i policisë:
Është marrë nje telefonate rreth orës 19:40, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban, me përmasa 20-40cm. Shërbimet policore në vendngjarje,kanë rrethuar vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet procedurale.