Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit të vogël. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit.
Drejtuesi i motoçikletës është dërguar për në spital jashtë rrezikut për jetën.