I vendosi eksploziv autobusit, i riu dëshmon në polici: Pronari më shau babain

Dalin detaje të tjera nga ngjarja e mëngjesit të djeshëm, ku një autobusi që përdorej për shërbime funerale në Tiranë ju vendos eksploziv.

I dyshuari për ngjarjen, Erion Duçka, 28 vjeç, pranoi në polici vendosjen e lëndës plasëse dhe siç konfirmon policia, pohoi se gjithçka e ka bërë në shenjë hakmarrje, pas sharjeve që kishte pësuar babai i tij nga i zoti i autobusit.

Nga veprimet hetimore të kryera është provuar se Duçka është autori i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv 2016 në rrugën “Arben Minga” ku i’u vendos lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të Klodian Rexhepit. Erion Duçka gjatë pyetjes në polici, ka pranuar vendosjen e eksplozivit në autobus, duke sqaruar se e ka bërë një veprim të tillë në formë hakmarrje ndaj babait të tij, i cili ka qenë nëpunës i shërbimit informativ shtetëror dhe ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës, duke pasur vështirësi në ecje.

Duke qenë banorë në të njëjtën lagje, 28- vjeçari ka thënë se shpesh Klodian Rexhepi i shante dhe ofendonte me fjalë fyese për një periudhë kohe të gjatë të atin. Menjëherë pas kryerjes së shpërthimit, i riu është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për tu larguar . Ai akuzohet për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrim prone me eksploziv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *