Eurodeputetët në Parlamentin Evropian në diskutimet e mbajtura këtë të martë në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian janë shumë të interesuar dhe të shqtësuar në lidhje me reformën në drejtësi.
Kreu i Komitetit të Marredhenieve me Jashte në Parlamentin Europian, Elmar Brok ka theksuar domosdoshmërinë që liderët politikë shqiptarë ta dinë se çfarë kërkon Brukseli.
“Të zhvillojmë disa biseda telefonike në orët në vijim, është shumë e rëndësishme të arrihet në një vendim sepse të gjitha këto do referohen në progres raportin dhe nëse s’merret ky vendim në 21 Korrik atëherë do ketë probleme e ardhmja e Shqipërisë në BE. Liderët shqiptarë duhet të jenë në dijeni të këtyre çfarë ne themi, afati përfundimtar 21 korriku duhet arritur marrëveshja, duhet të sigurohemi që është arritur një marrëveshje e plotë”, tha Brok.
“Është shumë e rëndësishme për sa i takon negociatave me BE. Vitin tjetër do ketë edhe zgjedhje, Ka pasur hezitime sa i takon reformës. Nuk është e thjeshtë të kuptosh begraundin e disa sjelljeve që po bëhen në lidhje me reformën në drejtësi në Shqipëri. Pas 21 korrikut do shohim se si do vazhdojnë. Nëse do vonohet reforma në drejtësi, besoj se s’mund ta pranojmë këtë, kshq në orët në vijim Shqipëria duhet ta realizojë vërtet reformën është momenti i fundit që ata mund të marrin vendimet pasi ata nuk mund të vonohen më. jane zhvilluar bisedime me liderët politikë, me presidentin, kryeministrin, megjithatë duket sikur është arritur një marrëveshje por asgjë nuk duket e sigurt. Kemi dërguar një sms mjaft të qartë është shumë e rëndësishme arritja e kësaj reformë”, tha Brok.