Zbulohen parcela me hashash ne kufirin greko-shqiptar, kultivuesit dyshohen shqiptarë

Një parcelë me lëndë narkotike kanabis sativa është zbuluar nga policia e Janinës në kufirin greko-shqiptar në vendin e quajtur Agia Marina.

Autoritetet greke zbuluan më shumë se 3 mijë kanabis në një zonë të pyllëzuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion sa u përket kultivuese.

Autorët kishin krijuar hapësirën dhe kushtet e nevojshme për parcelat me drogë dhe vendin e kishin rrethuar me ferra dhe gjethe në mënyrë që parcela të mos binte në sy.

Policia greke dyshon se kultivuesit janë shqiptarë, të cilët kalojnë ilegalisht kufirin drejt shtetit helen sa për të mbjellë kanabisin dhe më pas kthehen sërish në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *