Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurist “arrest shtëpie” për drejtorin e Forcave Operacionale Artion Duka dhe Specialistin pranë Forcës Operacionale, Ention Xhelilaj, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Në seancën e sotme u vendos që ata të vijojnë të qëndrojnë në “arrest shtëpie”, të akuzuar se kanë fshehur pajisjen përgjuese kur Prokuroria kërkoi sekuestrimin. Lidhur me hetimet mbi këtë pajisje katër ditë më parë u bë pezullimi nga detyra i drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, dhe u vendos “arrest shtëpie” për Artion Dukën, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale dhe Ention Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale akuzohet se nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Ndërsa Ention Xhelilaj me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale akuzohet se ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim./a.y/noa.al Pajisja përgjuese, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit – See more at: http://www.noa.al/artikull/pajisja-pergjuese-dy-zyrtaret-e-policise-lihen-ne-arrest-shtepie/584180.html#sthash.QEfTFHnn.dpuf