Një rrjet prostitucioni është goditur sot në Vlorë, duke arrestuar tre persona.
Mësohet se të arrestuarit janë Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, burrë e grua, përkatësisht 62 dhe 58-vjeç dhe 44-vjeçarja A.H.. Kjo e fundit shfrytëzohej nga ‘çifti tutor’.
Akti seksual mes 44-vjeçares dhe klientëve kryhej në lokalin e çiftit “Sea”, në lagjen “1 Maji” përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”.
Sipas burimeve zyrtare nga policia e Vlorës, 44-vjeçarja prostituohej për 3.000 lekë (të reja).
Për të finalizuar operacionin e koduar “Tutori 3”, shtojnë të njëjtat burime, është dashur një punë hetimore prej 2 muajsh.
Kohë kjo, që i ka shërbyer policisë për të bërë të mundur dokumentimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre personave.
Të tre të arrestuarit janë banues në Vlorë.