Gjykata për Krimet e Rënda vendosi sot të lërë në “arrest me burg me afat 30 ditë’ gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet për marrje ryshfeti.
Para këtij vendimi, trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë “arrest me burg me afat 30 ditë’ për Ledjon Hoxhën, djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, arrestuar pak ditë më parë në një lokal në Tiranë, ndërsa merrnin rryshfet nga një biznesmen në këmbim të dhënies të një vendimi në favor të tij.
Të njëjtën masë arresti gjykata ka dhënë edhe për Novruz Gajdën, sekseri që u arrestua bashkë me gjyqtarin.