30 mijë militantë islamikë luftojnë në Siri dhe Irak

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon konfirmoi se më shumë se 30.000 militantë të Shtetit Islamik të ISIS janë duke luftuar në Siri dhe Irak.

Këta militantë me nacionalitete të ndryshme nga e gjithë bota po paraqesin një rrezik të madh për sigurinë e vendeve të tyre me shtetet e tjera.

“ISIS ka mësuar se si të përfitojë nga aktivitetet e tyre të paligjshme dhe është angazhuar për rekrutimin e të rinjve. Ata po përdorin rrjetet sociale për propagandë. Më shumë se 30 mijë militantë të ISIS po luftojnë në Siri dhe Irak”, u shpreh Ban Ki-moon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *