Zbulohet vitamina që ndihmon njerëzit e sëmurë me zemër

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar vitaminën që mund të ndihmojë njerëzit që janë me sëmundje zemre. BBC shkruan se, studimi është bazuar mbi 163 persona të cilat kanë probleme me zemrën dhe është prezantuar në kolegjin amerikan për kardiologji (American College of Cardiology).

Një grup studiuesish ka përdorur përbërës të vitaminës D, që rrit aftësinë e zemrës që të dërgojë gjak në tërë trupin. Njerëzit që u studiuan ishin ndarë në dy grupe. Një grup konsumuar për 1 vit tableta të vitaminës D prej 100 mikrogramëve, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo (preparat mjekësor).

“Studimi është kryer me njerëz që kalojnë pak kohë jashtë dhe nuk e kuptojnë rëndësinë e Vitaminës D”, tha kardiologu Klaus Witte.

“Qëllimi i këtij studimi është edhe përmirësimi i funksionimit të zemrës, por ne do të vazhdojmë të bëjmë një studim më të gjerë rreth kësaj”, ka shtuar Witte. Vitamina D merret kryesisht nga rrezet e diellit, nga vaji i peshkut, vezët dhe nga ushqimi me drithëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *